Të martën u hap në kryeqendrën Nanning të Rajonit Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës Ekspozita e 10-të Kinë-ASEAN. Më shumë se 2300 kompani kineze dhe të vendeve të ASEAN-it marrin pjesë në këtë panair.
Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm kryeministri kinez Li Keqiang dhe udhëheqës të vendeve të ASEAN-it.
Kompanitë e ASEAN-it i kanë kushtuar një vëmendje të madhe pjesëmarrjes në këtë ekspozitë. Nga 4600 vende ekspozimi gjithsej që ka ekspozita, 1294 janë për vendet e ASEAN-it. Indonezia, Laosi, Malajzia, Brunei, Tajlanda dhe Vietnami do të marrin pjesë me një pavijon të posaçëm.
Ekspozita Kinë-ASEAN ka nisur të zhvillohet që prej vitit 2004. Ajo është bërë një platformë e rëndësishme për nxitjen e tregtisë dypalëshe dhe të marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe ASEAN-it.
(Zhan Dian/Artani)