Në Nanning, kryeqendrën e Rajonit Autonom Guangxi Zhuang, në jug të Kinës, u hap të martën edicioni i 10-të i Expo Kina-ASEAN. Në panair marrin pjesë mbi 2300 kompani kineze si dhe nga Shoqata e vendeve të Azisë Juglindore ASEAN.Kryeministri kinez Li Keqiang dhe liderë të vendeve të ASEAN-it morën pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit.
Kjo veprimtari e përvitshme, që organizohet nga Kina dhe vendet e ASEAN-it, sivjet do të zhvillohet nga 3 deri më 6 shtator.
Panairi është cilësuar si mjaft efektiv në nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe vendeve anëtare të ASEAN-it në fushën e tregtisë, investimeve dhe turizmit.
Expo Kina-ASEAN kontribuon në shkëmbimet mes vendeve, promovimin e biznesit dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.(Eda Merepeza)