Presidenti amerikan Barack Obama ftoi të hënën në Shtëpinë e Bardhë senatorët republikanë John McCain dhe Lindsey Graham për të diskutuar rreth ndërhyrjes ushtarake në Siri, ndërsa pritet miratimi i Kongresit për këtë.
Pas takimit senatori McCain u shpreh kundër këtij vendimi dhe i bëri thirrje Kongresit të mos miratojë, pasi sipas tij pasojat do të jenë katastrofike.
Në draft-rezolutën që Shtëpia e Bardhë i paraqiti të shtunën Kongresit kërkohet miratim për një ndërhyrje ushtarake të kufizuar në Siri, pa dërgimin e trupave ushtarake amerikane.
Të martën presidenti Obama do të takohet me krerët e Senatit, të Komitetit të Forcave të Armatosura, mardhënieve me jashtë dhe inteligjencës së Senatit amerikan. Ndërkohë sekretari amerikan i shtetit Kerry dhe ai i mbrojtjes Hagel do të raportojnë para Komisionit të jashtëm të Senatit rreth situatës në Siri. (Eda Merepeza)