Opozita kryesore siriane tha të hënën se kundërshton çdo goditje ushtarake ndaj Sirisë.
Autoritetet siriane njoftuan se përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, Beshar Xhaferi i ka bërë thirrje nëpërmjet një letre, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun për ndalimin e çdo goditjeje të mundshme ushtarake ndaj Sirisë.
Në këtë letër, Xhaferi shkruan se shpreson se Kombet e Bashkuara do të ndihmojnë për të zgjidhur krizën siriane nëpërmjet mënyrës politike.
Ndërkohë, sekretari i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë me vendosmëri për përdorimin e armëve kimike në Siri, duke theksuar se NATO nuk do të ndëmarrë veprime ushtarake. (Fang Xiaoyu)