Presidenti sirian Bashar al-Assad deklaroi se nëse vendet perëndimore kanë evidencë se autoritetet e Damaskut kanë përdorur armë kimike, do t'i kishin bërë publike.
Gjatë një interviste për të përditshmen franceze "Le Figaro", Assad tha se stabiliteti i rajonit varet nga situata në Siri, duke shtuar se më i fuqishmi është ai që parandalon luftën e jo ai që e nis atë.
Sipas presidentit sirian, nëse SHBA-ja fillon një agresion ndaj Sirisë, çdokush do të humbasë kontrollin e si pasojë dhuna, lufta e ekstremizmi do të përhapen në të gjithë rajonin.
Ai tha se Lindja e Mesme është një fuçi baruti, së cilës zjarri po i afrohet. (Ardi Pulaj)