PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina del kundër sulmit të njëanshëm mbi Sirinë
2013-09-02 19:15:43 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini shpreh shqetësim për një sulm të njëanshëm ushtaral ndaj Sirisë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei.

"Kina kundërshton me vendosmëri përdorimin e armëve kimike nga çdo palë në Siri dhe shpreh shqetësim të thellë për përgatitjet e disa vendeve për një sulm të njënjëshëm ushtarak," tha Hong

Ministria e Jashtme e Kinës konfirmoi se Shtetet e Bashkuara i kanë shpjeguar Pekinit faktet e përdorimit të armëve kimike në Siri, por zëdhënësi shtoi se çdo veprim i komunitetit ndërkombëtar duhet të ndjekë rregullat e Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Nga ana tjetër Kina mbështet Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara për të zhvilluar një hetim profesional dhe të paanshëm për përdorimin e armëve kimike nga Siria.

Hong shtoi se asnjë palë nuk duhet të paragjykojë rezultatin e hetimit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China