Ministria e Jashtme dhe ambasada e Kinës në Siri do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur sigurinë e shtetasve kinezë aty.
Zëdhënësi Hong Lei u shpreh se krahas punonjësve të ambasadës, ka edhe mbi 20 shtetas të tjerë që dëshirojnë të qëndrojnë në Siri.
Hong theksoi se qeveria kineze po e ndjek me vëmendje situatën dhe i kushton rëndësi të madhe sigurisë së shtetasve.
"U kujtojmë shtetasve kinezë në Siri të tregohen të kujdesshëm dhe të mbajnë kontakte të ngushta me ambasadën. Sugjerojmë që ata largohen sa më parë nga vendi," tha Hong Lei. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)