Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me shefin e grupit të hetimit mbi përdorimin e armëve kimike në Siri. Ai kërkoi përfundimin sa më parë të hetimit që ka të bëjë me dyshimin e përdorimit të armëve kimike në periferinë e Damaskut më 21 gusht.
Shefi i grupit tha se, duke nisur prej 2 shtatorit, mostrat do të dërgohen në laboratorë të ndryshëm dhe dy funksionarë të qeverisë siriane do të shqyrtojnë të gjithë procesin.
Ky proces do të zbatohet sipas standarteve më të larta të "Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW)".
OKB-ja thekson se hetimet përkatëse do të konfirmojnë nëse janë përdorur ose jo armë kimike në Siri, por nuk konfirmon se cila palë do të përgjigjet për këto sulme.(Zhan Dian)