PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Takim për Sirinë mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe ligjvënësve.
2013-09-02 10:08:05 CRI Komenti juaj Printoni

Në pritje të votimit nga Kongresi të vendimit të presidentit Obama për ndërhyrje ushtarake në Siri, zyrtarët e lartë amerikanë zhvilluan të dielën një takim me ligjvënësit e nivelit të lartë. Ata u kërkuan ligjvënësve të mbështesin vendimin e presidentit Obama.

Të shtunën kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi vendimin për ndërhyrje ushtarake në Siri, por shtoi se do të presë autorizimin e Kongresit.

Sipas një raporti të Shtëpisë së Bardhë, publikuar të premten, forcat qeveritare siriane kanë përdorur disa herë armë kimike, ndërsa si pasojë e përdorimit të tyre më 21 gusht gjetën vdekjen 1429 persona, mes të cilëve 426 fëmijë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China