Kongresi amerikan nuk është institucioni i duhur për vendosur për ndërhyrje ushtarake në Siri, tha të dielën ministri i Jashtëm iranian Mohammad-Javad Zarif.
I cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve "IRNA", Zarif tha se ligji ndërkombëtar ndalon që një vend të kryejë ndërhyrje ushtarake në vendet e tjera.
"Vetëm Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund ta japë leje për lëvizje të tilla në rrethana të caktuara," tha Zarif.
Presidenti amerikan Barak Obama njoftoi të shtunën se ka vendosur të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Sirisë, por më parë do të kërkojë autorizimin nga Kongresi.
Ministri i Jashtëm i Iranit theksoi se "Obama nuk mund ta interpretojë dhe ndryshojë ligjin ndërkombëtar sipas dëshirës." (Albana)