Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi emërimin e Wes McGrew si përfaqësues rezident në Greqi, vendi me huanë më të madhe ndaj këtij institucioni financiar.
McGrew nis detyrën e tij në 2 shtator, duke zëvendësuar Bob Traa,mandati trevjeçar i të cilit përfundon këtë muaj, bën të ditur FMN.
Që nga viti 2004, amerikani McGrew ka punuar për FMN-në në Ekuador, Turqi dhe Qipro. Gjatë karrierës së tij McGrew ka punuar në bursën NASDAQ dhe në Departamentin amerikan të Thesarit, thuhet në deklaratën e FMN-së. (Eda Merepeza)