Pas një debati që zgjati tetë orë, Dhoma e Komuneve në Parlamentin britanik votoi kundër mocionit qeveritar për ndërhyrje ushtarake në Siri.
Mocioni "për një reagim të ashpër humanitar nga faktori ndërkombëtar", ku përfshihet dhe ndërhyrja ushtarake, u hodh poshtë me 272 vota nga 285.
Pas mocionit, kryeministri David Cameron tha se " ishte e qartë se parlamenti britanik, duke shprehur pikpamjen e popullit, do të ishte kundër një ndërhyrje ushtarake".
Qeveria britanike do të marrë masat e duhura, garantoi kreu i saj Cameron.(Eda Merepeza)


















