PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ban ndërpret vizitën në Europë për raportin për armët kimike në Siri
2013-08-30 11:06:16 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun ndërpreu vizitën e vet në Europë dhe u kthye të enjten në selinë e kësaj organizate në Nju-Jork për të pritur një raport paraprak nga hetuesit e përdorimit të armëve kimike në Siri, bëri të ditur zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq.

Siç është planifikuar, ekipi do ta përfundojë qëndrimin e vet 14-ditor në Siri të shtunën në mëngjes, tha Haq, i cili shtoi se "çdo njoftim për incidente përdorimi të armëve kimike që i është paraqitur Sekretarit të Përgjithshëm nga një shtet anëtar do të shqyrtohet seriozisht".

Ekipi i OKB-së ka mbledhur një sasi mjaft të madhe materiali ditët e fundit, i cili do të analizohet në disa laboratore në vende të ndryshme të Evropës, bëri të ditur zëdhënësi i OKB-së. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China