Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi zhvilloi të enjten biseda telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun, ministrin e Jashtëm gjerman Guido Westerwelle dhe me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe Nabil Elarabi lidhur me gjendjen në Siri.
Gjatë bisedës me Ban Ki Mun, Wang theksoi se pala kineze mbështet me vendosmëri punën e pavarur, objektive dhe profesionale të grupit të hetimit të OKB-së për armët kimike. Para daljes së rezultatit, palët e ndryshme duhet të shmangin ndërhyrjet e paragjykimin e këtij rezultati dhe të mos nxitin ndërmarrjen me forcë të veprimeve nga Këshilli i Sigurimit.
Ndërsa gjatë bisedave me homologun e vet gjerman Westerwelle dhe me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe Elarabi, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi theksoi se Pekini e kundërshton përdorimin e armëve kimike nga cilado palë dhe tha se kushdo që ka përdorur armë të tilla, duhet të përgjigjet. Wang ritheksoi se mjetet politike janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës siriane.(Zhan Dian/Artani)


















