Ministri i Mbrojtjes dhe zv.kryekomandanti i Forcave të Armatosura të Sirisë Fahd Jassemal-Freij deklaroi të enjten se ushtria dhe populli sirian do të reagojnë në mënyrë të vendosur ndaj një agresioni të mundshëm ndaj vendit të tyre.
"Ushtria dhe populli sirian janë të gatshëm dhe do t'i kundërpërgjigjen me çdo mjet agresionit të huaj," u shpreh Fahd Jassemal-Freijnë një bisedë telefonike me homologun e vet iranian Hussein Dahgan.
Dahgan theksoi nga ana e vet se problemi i Sirisë duhet të zgjidhet me mjete politike dhe paqësore. Ai shtoi gjithashtu se çdo luftë e nisur në këtë rajon ka treguar që humbësit kryesorë janë ata që e kanë nisur atë luftë.
(Jiang Lei/Artani)


















