Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha se u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të ruajnë qetësinë në konfliktin sirian.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të agjencisë Xinhua, Wang tha se Kina po ndjek më vëmendje situatën e fundit në Siri, ndërsa shtoi se kundërshton me vendosmëri përdorimin e armëve kimike. Wang shprehu mbështetje për hetimin e pavarur të Kombeve të Bashkuara dhe shtoi se asnjë nuk duhet ta paragjykojë rezultatin.
"Një zgjidhje politike është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur krizën siriane," tha ministri i Jashtëm i Kinës, duke shtuar se ndërhyrja ushtarake nga jashtë do të bjerë në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe do të trazojë të gjithë Lindjen e Mesme. (Leftion Peristeri)