PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tensionet në Siri rrisin çmimet e naftës
2013-08-28 11:30:07 CRI Komenti juaj Printoni
Çmimet e naftës u rritën të martën si pasojë e shqetësimeve se lufta siriane do të ndikojnë në furnizimin me naftë.

Shqetësimet në rritje se SHBA-ja dhe vendet perëndimore mund të ndërmarrin veprime ushtarake kundër qeverisë siriane pas akuzave mbi përdorimin e armëve kimike kanë ndikuar tek rritja e çmimeve të naftës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha të martën për BBC-në se trupat amerikane janë "gati" për të vepruar nëse do të marrin urdhër nga presidenti amerikan Barak Obama.

Në qershor, çmimet e banesave kanë vijuar rritjen në SHBA, sipas një raporti të publikuar të martën nga S&P.

Nga ana tjetër, treguesi i besimit të konsumatorëve në SHBA u rrit gjatë muajit gusht, njofton "Conference Board".

Nafta e papërpunuar për tetorin u rrit me 3.09 dollarë, në 109.01 dollarë për fuçi në Bursën e Nju-Jorkut.

Nafta Brent për tetorin u rrit me 3.63 dollarë, ose 3.28 për qind, duke arritur në 114.36 dollarë për fuçi. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China