Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se presidenti Obama dhe ekipi i sigurisë kombëtare nuk po diskutojnë nëse armët kimike janë përdorur apo jo në Siri "në një shkallë të caktuar apo nëse qeveria siriane ishte përgjegjëse për to.
"Tani shtrohet pyetja se cila është përgjigjja e duhur kur janë shkelur ligjet ndërkombëtare," tha Carney, duke shtuar se nuk ka dyshime se regjimi sirian ishte përgjegjës për përdorimin e armëve kimike.
Administrata e presidentit Obama ka bërë thirrje për rrëzimin e presidentit Bashar al-Assad për t'i hapur rrugën tranzicionit politik në vend, ku pas një konflikti mbi dy vjeçar janë vrarë mbi 100 mijë njerëz. (Leftion Peristeri)


















