PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Londra shqyrton ndërhyrjen ushtarake në Siri
2013-08-27 19:48:56 xinhua Komenti juaj Printoni

Qeveria britanike deklaroi të martën se po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Siri, si përgjigje ndaj përdorimit të mundshëm të armëve kimike në këtë vend.

Detajet më konkrete do të paraqiten të mërkurën para parlamentit nga kryeministri britanik David Cameron.

Shefi i qeverisë londineze së fundi ka biseduar në telefon me udhëheqësit e SHBA-së, Kanadasë, Francës, Gjermanisë dhe Rusisë për çështjen siriane.

Ai dhe presidenti amerikan Barak Obama mendojnë se komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri, thuhej në një njoftim të zyrës së Cameron.

Por, presidenti rus Vladmir Putin i ka shprehur kryeministrit britanik qëndrimin se nuk ka dëshmi të plota për të konfirmuar se cila palë në Siri ka kryer sulmet. (Çan Jean)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China