PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Turqia, gati t'i bashkohet koalicionit kundër Sirisë
2013-08-26 18:56:52 xinhua Komenti juaj Printoni

Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha se vendi i tij do t'i bashkohet çdo koalicioni ndërkombëtar në rastin e një ndërhyrje në Siri, nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së dështon në arritjen e konsensusit mbi këtë çështje.

"Ne i japim prioritet veprimit të përbashkët me komunitetin ndërkombëtar, në përputhje me vendimet e OKB-së. Por nëse KS dështon në marrjen e një vendimi, kemi alternativa të tjera. Aktualisht rreth 37 vende po i shqyrtojnë ato. Nëse krijohet një koalicion kundër Sirisë, ne do të jemi pjesë e tij", tha shefi i diplomacisë turke.

Në një intervistë për gazetën e përditshme "Milliyet", Davutoglu shtoi se Turqia është në pritje të rezultateve të hetimit nga OKB-ja për përdorimin ose jo të armëve kimike në Siri. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China