Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Turkmenistanin, Kazakistanin, Uzbekistanin e Kirgistanin në datat 3-13 shtator, njoftoi të hënën Ministria e jashtme në Pekin.
Në kuadër të këtij turneu, Xi do të marrë pjesë në samitin e G20-tës në Shën Petërburg në 5-6 shtator, i ftuar nga homologu rus Vladimir Putin.
Presidenti kinez gjithashtu do të jetë i pranishëm në Bishkek në takimin e 13-të të Këshillit të Krerëve të shteteve anëtare të Organizatës së Shanghait për Bashkëpunimin, në datën 13.
Pjesë e kësaj organizate, të themeluar në qershor të vitit 201 janë Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani. (Ardi Pulaj)