PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siria pranon hetimin e OKB-së për armët kimike
2013-08-26 10:33:51 CRI Komenti juaj Printoni

Ekipi hetimor i OKB-së për armët kimike në Siri nis sot në zonën Ghouta mbledhjen e fakteve, pas incidentit të fundit të përdorimit të tyre .

Qeveria siriane ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, përfshirë dhe sigurimin e qetësisë në zonën ku ndodhi incidenti, deklarojnë burime nga OKB.

Nga dita e sotme, misioni i Kombeve të Bashkuara, është i përgatitur për mbledhjen e fakteve, ka thënë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i cituar nga zëdhënësi i tij.

"Të gjitha palët duhet të ndajnë përgjegjësitë dhe të bashkëpunojnë, për t'i siguruar misionit një mjedis të sigurtë, në realizimin e detyrës për mbledhjen e informacionit të nevojshëm", ka deklaruar Ban Ki-moon.

Më 21 gusht opozita siriane njoftoi se 1300 vetë u vranë në periferi të Damaskut, si pasojë e përdorimit të armëve kimike nga forcat qeveritare, kundër një bastioni militantësh. Kjo akuzë e opozitës është mohuar nga qeveria siriane. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China