Televizioni shtetëror sirian njoftoi të shtunën se gjatë luftimeve me forcat antiqeveritare në periferi të Damaskut, ushtarët qeveritarë shfaqën simptoma helmimi dhe pengimi i frymëmarrjes.
Dyshohet se ata janë sulmuar nga rebelët me armë kimike, thotë televizioni shtetëror, duke shtuar se ushtarët "u dërguan për mjekim në spital".
Televizioni shtetëror sirian tha se ushtarët kishin gjetur materiale kimike të shtunën në tunelet që ishin përdorur nga rebelët, duke hedhur poshtë përgjegjësinë e një sulmi me gaz nervor që vrau qindra këtë javë dhe ka rritur thirrjet për ndërhyrje nga jashtë.
Qeveria siriane dhe forcat antiqeveritare kanë akuzuan disa herë njëra tjetrën për përdorimin e armëve kimike. Në mars, qeveria tha se forcat antiqeveritare përdorën raketë me elemente kimike në provincën Aleppo.
Kurse së fundi, rebelët akuzuan forcat ushtarake qeveritare siriane se përdorën armë kimike në periferi të Damaskut, duke shkaktuar mbi 1000 viktima.


















