PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siria do të lejojë inspektorët e OKB-së të hetojnë sulmin në Damask
2013-08-25 10:18:32 xinhua Komenti juaj Printoni

Siria do t'i lejojë inspektorët e OKB-së të verifikojnë akuzat e fundit për përdorimin e armëve kimike, njoftuan mediat shtetërore iraniane të shtunën në mbrëmje.

Siria po punon me inspektorët e OKB-së dhe po përgatitet t'i lejojë ata të vizitojnë vendin që u sulmua me armë kimike nga grupet terroriste, i tha ministri i Jashtëm sirian Walid al-Muallem homologut të tij iranian Mohammad Javad Zarif në një bisedë telefonike, tha agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA.

Al-Moallem gjithashtu hodhi poshtë edhe pretendimet se qeveria siriane ka përdorur armë kimike dhe e quajti atë një dredhi e përdorur nga armiqtë e Sirisë.

Më gusht 21, opozita siriane pretendoi se 1,300 njerëz u vranë nga një sulm qeveritar me armë kimike mbi fortesat e militantëve në periferi të Damaskut. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China