Presidenti amerikan Barak Obama u shpreh të premten në një intervistë për CNN se lufta civile në Siri lidhet me "interesat thelbësore kombëtare të ShBA-së", ndaj ai do të marrë sa në shpejt një vendim për këtë çështje.
I pyetur në lidhje me pretendimet e përdorimit të armëve kimike në Siri, Obama tha se zyrtarët janë duke "mbledhur informacion" dhe se "ajo që ne kemi parë, tregon qartë një ngjarje të madhe shqetësuese," tha Obama. Ndërkohë ai i bëri thirrje qeverisë siriane të lejojë hetimin nga ana e inspektorëve të OKB-së
Sipas medieve amerikane, Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Shtetit dhe agjencitë e informacionit të ShBA-së kanë filluar të hartojnë një plan për ndërhyrjen në Siri.
Sipas Obamës, ShBA-ja duhet të sigurojë mospërhapjen e armëve të shfarosjes në masë, duke garantuar edhe sigurinë e vendeve aleate në rajone dhe bazave ushtarake.
Por ai pohoi gjithashtu se ndërhyrja në luftën civile të Sirisë duhet të zhvillohet me maturi. "Nëse nuk ka një autorizimin nga OKB-ja, sulmet amerikane do të hasin pengesat nga ligjet ndërkombëtare," theksoi Obama. (Çan Jean/Leftion Peristeri)


















