PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Moska kundërshton presionin ndaj Këshillit të Sigurimit për Sirinë
2013-08-24 10:22:12 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia kundërshtoi presionin ndaj Këshillit të Sigurimit për të votuar ndërhyrjen ushtarake ndaj qeverisë siriane, pas njoftimeve për përdorimin e armëve kimike në periferinë e Damaskut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Alexander Lukashevich, i quajti presionet "të papranueshme".

Sipas Lukashenvich, të dhënat për përdorimin e armëve kimike nga qeveria siriane u përhapën gjerësisht disa orë para sulmit. "Është e qartë se bëhet fjalë për një veprim planifikuar", thotë Lukashevich.

Ai vuri në dukje se Moska ka ruajtur kontakte të rregullta me Damaskun dhe e ka inkurajuar të bashkëpunojë me inspektorët e OKB-së, që tashmë ndodhen në vend.

"Është për të ardhur keq që opozita ende nuk është treguar e gatshme për të lejuar hetimin", përfundoi Lukashenvich. (Çan Jean/Leftion Peristeri)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China