Ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak udhëtoi me helikopter nga burgu Tora drejt spitalit ushtarak të Kajros prej nga më pas do të vendoset në arrest shtëpiak.
Mubaraku, 85 vjeç, edhe pse u lirua nga gjykata, ende përballet me akuzat për korrupsion dhe përfshirjen në vrasjen e demonstruesve gjatë protestave që e rrëzuan atë nga pushteti në vitin 2011.
Duke patur parasysh trazirat në Egjipt dhe me dëshirën e vetë ish presidentit, autoritetet vendosën që përkohësisht Mubarak të qëndrojë në spitalin ushtarak. (Du)