Zv/sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Jeffrey Feltman u takua në Kajro me ministrin e jashtëm të Egjiptit, Nabil Fahmi për të diskutuar mbi trazirat në vend.
Ai theksoi se ishte dërguar nga shefi i OKB-së, Ban Ki Moon për të dëgjuar mendimet e palëve dhe për t'u njohur më nga afër me situatën, për të shqyrtuar më pas rrugët e zgjidhjes së çështjes.
Vizita e Feltman vjen pak kohë pasi policia egjiptiane shpërndau turmat e protestuesve, mbështetës të presidentit të rrëzuar Muhamed Morsi, gjatë një operacioni që shkaktoi qindra të vdekur e të plagosur. (Vera)