Vendet anëtare të BE-së ranë dakord të mërkurën në Bruksel që të pezullojnë licensat e shitjes së armëve në Egjipt, për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës në vendin më të madh të Afrikës Veriore.
Megjithatë, në takimin e ministrave të Jashtëm u vendos që ndihma humanitare ndaj Egjiptit do të vazhdojë.
Bashkimi Europian u bëri thirrje palëve përkatëse të ndalojnë dhunën dhe të nisin menjëherë dialogun politik. (Du/Albana)