Prokuroria e Egjiptit ka urdhëruar mbajtjen 15 ditë në burg të kreut të Vëllazërisë Myslimane Badie Mohamed në pritje të hetimeve për vrasjen e protestuesve, raporton televizioni shtetëror.
Badie u arrestua nga policia në Kajro mëngjesin e së martës dhe u transferua nën masa të rrepta sigurie në burgun Mazraah, ku kryejnë dënimin ish-presidenti Hosni Mubarak dhe dy djemtë e tij.
Udhëheqësi i Vëllazërisë Myslimane akuzohet për vrasjen e kundërshtarëve të ish-presidentit Mohamed Morsi, nxitje të protestave kundër forcave të sigurisë dhe sulm ndaj institucioneve qeveritare.
Sipas rregullores së Vëllazërisë, zëvendës i përkohshëm i Badie u caktua Mahmoud Ezzat.(Eda Merepeza)