Zv/sekretari i përgjithshëm i OKB-së Jeffrey Feldman do të niset për në Egjipt, për të zhvilluar bisedime me qeverinë e përkohshme dhe Vëllazërinë Myslimane.
Duke njoftuar vizitën e zotit Feldman në Egjipt, sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon u shpreh i shqetësuar për gjendjen e tanishme dhe i nxiti palët për t'u ulur në bisedime.
"Në gjendjen e tanishme, liderët politikë në Egjipt duhet të marrin masa për ndalimin e dhunës dhe rifillimin sa më parë të procesit politik," tha Ban.
Kombet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë mbështetje për zgjidhjen e krizës nga vetë egjiptianët, shtoi sekretari i përgjithshëm. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)