Një nga drejtuesit e "Vëllazërisë Myslimane" në Egjipt, Mohamed Badie u arrestua të martën nga policia në Kajro.
Ai u transferua në burgun e sigurisë së lartë në Torah, ku mbahen edhe ish presidenti Hosni Mubarak dhe dy djemtë e tij.
Së bashku me të u arrestuan edhe dy eksponentë të tjerë të "Vëllazërisë Myslimane", Youssef Talaat dhe Hassan Maleik.
Në fillim të korrikut, një ditë pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Muhamed Morsi, prokurori i përgjithshëm në detyrë Ahmed Ezz el-Din lëshoi urdhërat e arrestit ndaj udhëheqësve kryesorë të "Vëllazërisë Myslimane", të akuzuar për nxitjen e vrasjeve të protestuesve anti-Morsi. (Ardi Pulaj)