PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja, shqyrtim urgjent të marrëdhënieve me Kajron
2013-08-19 14:13:25 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian bëri të ditur të dielën se do të shqyrtojë urgjentisht në ditët në vijim marrëdhëniet e saj me Egjiptin dhe do të marrë masat e duhura.

Në një deklaratë të përbashkët lidhur për situatën në Egjipt, presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe ai i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso thanë se Egjipti është partner i rëndësishëm i BE-së, duke i bërë thirrje palëve të ndalojnë dhunën dhe të rivendosin dialogun politik.

Për këtë qëllim, së bashku me vendet e saj anëtare BE-ja do miratojë masa, që synojnë arritjen e këtyre qëllimeve.

Sipas planit, përfaqësuesit e lartë të vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen në Bruksel për të diskutuar mbi mënyrën e përballimit të situatës egjiptiane.

Aktualisht ndihma e BE-së ndaj Egjiptit ka tërhequr vëmendjen e gjerë të opinionit. Në nëntorin e kaluar, BE-ja miratoi një paketë ndihme prej 5 miliardë eurosh për Egjiptin. (Vera/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China