Afro 800 mijë banorë janë prekur nga përmbytjet në provincën Liaoning të Kinës Veriore. Sipas autoriteteve, shiu i dendur që ka rënë që nga 15 gushti ka shkaktuar 15 vdekur, ndërsa 32 persona janë shpallur të humbur.
Në një njoftim autoritetet thanë se në gjithë provincën Liaoning nga shiu i dendur janë shembur afro njëmijë ndërtesa. Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në bujqësi.
Deri tani, janë dërguar 110 mijë forca për të ndihmuar në zonat e përmbytura, si edhe sasi të konsiderueshme ndihma materiale . Autoritetet theksojnë vazhdimin e operacioneve të kërkim shpëtimit. (Du/Leftion Peristeri)