PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Egjipt, kreu i ushtrisë: mundësi për të gjithë për të gjetur një zgjidhje paqësore
2013-08-19 10:04:50 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Forcave të Armatosura të Egjiptit u zotua të shmangë dhunën të dielën, ndërsa mbështetësit e presidentit të rrëzuar President Mohamed Morsi anuluan marshimet e parashikuara për arsye sigurie.

Sisi, njëherësh ministër i Mbrojtjes, tha se ka mundësi për të gjithë për të gjetur një zgjidhje paqësore të krizës, dhe u bëri thirrje mbështetësve të administratës së mëparshme që të angazhohen në një proces politik në vend që të shkatërrojnë vendin e tyre.

Në daljen e parë publike që nga e mërkura, Abdel Fatah al-Sisi tha se "kushdo që mendon se shteti i Egjiptit do të bëhet me dhunë dhe do të gjunjëzojë egjiptianët, duhet t'i rishqyrtojë mendimet e tij," duke premtuar përgjigje të ashpër për të gjithë ata që sulmojnë rajonet e policisë, institucionet qeveritare dhe objektet e kultit.

Më herët në një deklaratë gjatë mbledhjes së kabinetit, kryeministri Hazem al-Beblawi tha se Egjipti do të vazhdojë të luftojë terrorizmin. Ndërkohë, Ministria e Brendshme u bëri thirrje qytetareve që të respektojnë ndalim qarkullimin.

Gjithsesi, e diela ishte një ditë e dhunshme për Egjiptin, ku 36 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane mbetën të vrarë gjatë përpjekjes për t'u arratisur në çastin që po transferoheshin në burg.

Sipas Ministrisë së Brendshme, numri i të vdekurve në Egjipt që nga e mërkura është rritur në 866, duke përfshirë 70 forca policie. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China