Zv.kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Egjiptit Abdel Fatah al-Sisi tha të dielën gjatë një fjalimi se ushtria egjiptiane do të mbrojë lirinë e popullit në zgjedhjen e liderëve.
"Ushtria nuk do të tolerojë veprimet që dëmtojnë sigurinë e vendit dhe ata që synojnë të shkatërrojnë Egjiptin, duhet të vetëpërmbahen," tha al-Sisi.
Sipas televizionit shtetëror egjiptian, Vëllazëria Myslimane anuloi protestat e datës 18 në Kajro, për arsye sigurie.
Ndërkohë, kabineti egjiptian publikoi një deklaratë, ku bëhet e ditur se të shtunën e kaluar, konfliktet në mbarë vendin shkaktuan 79 viktima dhe 549 të plagosur. Sipas statistikave zyrtare, protestat dhe dhuna në mbarë vendin kanë shkaktuar së paku 866 viktima.
Kryeministri irakian Nuri al-Maliki deklaroi se Iraku mbështet qeverinë e përkohshme egjiptiane të ndërmarrë veprime ndaj mbështetësve të Morsit.
"Trazirat në Egjipt, ku janë vrarë shumë civilë të pafajshëm janë një akt kundër dëshirës së popullit egjiptian," u shpreh al-Maliki. Ai u bëri thirrje palëve të ndryshme të rikthehen në tryezën e bisedimeve, për të evituar përçarjen e vendit. (Jiang Lei/Albana)