Kreu i OKB-së, Ban Ki-moon shprehu shqetësimin për situatën në Egjipt dhe i bëri thirrje palëve që të vetëpërmbahen.
Nëpërmjet zëdhënësit, Ban thekson se dhuna është e patolerueshme. Ai denoncoi ashpër sulmet, sidomos ndaj xhamive dhe spitaleve.
"Sulmet e tilla janë të papranueshme. Pavarësisht se cilat janë qëllimet, autorët nuk duhet t'i shpëtojnë drejtësisë", u shpreh zëdhënësi i Ban.
Shefi i OKB-së deklaron se detyrë parësore tani në Egjipt është që të mos shtohet numri i viktimave. Ai i bëri thirrje protestuesve dhe autoriteteve egjiptiane të ruajnë gjakftohtësinë, të marrin masa për parandalimin e dhunës si dhe të rifillojnë sa më parë dialogun politik. (Jiang Lei)