PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Të tjera viktima në Egjipt
2013-08-17 10:22:31 CRI Komenti juaj Printoni

"Vëllazëria Myslimane", që mbështet presidentin e rrëzuar Mohamed Morsi, bëri thirrje për protesta të përditshme, pasi gjatë demonstratave të së premtes u vranë të paktën 48 persona.

Përkrahësit e Morsit, e cilësuan të premten si "Ditën e zemërimit" dhe dolën në rrugë në shenjë proteste kundër veprimeve të ushtrisë, që po shtyp me forcë demonstratat.

Mjetet ushtarake ndërhynë për të ndaluar përleshjet në Kajro mes mbështetësve të Morsit dhe banorëve e forcave të sigurisë. Situata u acarua më tej teksa një godine iu vu zjarri.

Të paktën 578 persona u vranë dhe mbi 4200 u plagosën pas shpërndarjes nga ushtria të mbështetësve të Morsit në Kajro dhe Giza të mërkurën. Rreth 821 demonstrues u arrestuan.

Qeveria egjiptiane e cilësoi të premten "Vëllazërinë Myslimane" si një grup terroristësh, e i bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë unitetin kombëtar e të mos lejojnë përçarjen në vend. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China