Zyrtarët e lartë të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian pritet të zhvillojnë një takim të hënën e ardhshme për të diskutuar lidhur me situatën në Egjipt, njoftoi BE-ja të premten.
Të paktën 600 viktima janë regjistruar në mbarë vendin nga përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane në Kajro dhe në zona të tjera, sipas të dhënave zyrtare.
Liderët europianë bënë thirrje për vetëpërmbajtje dhe për zgjidhjen e konfliktit nëpërmjet bisedimeve.
Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton është shprehur se po e ndjek situatën nga afër dhe është e shqetësuar për gjendjen e krijuar në Egjipt. (Albana)