Vëllazëria Myslimane dhe parti të tjera islamiste u kanë bërë thirrje qytetarëve egjiptianë të zhvillojnë protesta në mbarë vendin. Të enjten zëdhënësi i kësaj organizate tha se "Koalicioni Kombëtar për Mbështetjen e Ligjshmërisë", e përbërë nga një numër partish islamiste, duke përfshirë edhe Vëllazërinë Myslimane, i bëjnë thirrje popullit egjiptian të zhvillojë në qytetet e tjera të mbarë vendit protesta ndaj aksionit të forcave të sigurimit të mërkurën për largimin e protestuesve pro-Morsi nga dy pika në Kajro, që ka shkaktuar mbi 600 të vdekur dhe 4200 të plagosur.
Ndërkohë, qeveria egjiptiane ka paralajmëruar se policia do të kundërpërgjigjet me armë zjarri ndaj çdokujt që sulmon institucionet dhe ndërtesat qeveritare. (Vera/Artani)