PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekini bën thirrje për zgjidhjen e krizës egjiptiane me dialog
2013-08-16 10:13:54 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm të Kinës Wang Yi, zhvilloi bisedime të enjten me homologun e tij jordanez Nasser Judeh, për të diskutuar ngjarjet e fundit të dhunës në Egjipt.

Wang Yi tha se Kina po ndjek me vëmendje situatën dhe shprehu shqetësimin e tij për shkallëzimin e dhunës.

Kina u bëri thirrje palëve në Egjipt që të nisen nga interesi i kombëtar, për të shmangur plagosjen dhe vdekjen e civilëve.

Konflikti duhet zgjidhur përmes dialogut dhe konsultimeve, tha Wang, duke shtuar se është e nevojshme rikthimi i rregullit dhe stabilitetit.

"Kina beson se populli egjiptian mund të kapërcejë vështirësitë dhe sfidat, dhe mund të vendosë stabilitetin për zhvillimin e vendit", tha ministri i Jashtëm i Kinës. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China