PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Egjipt, Vëllazëria Myslimane bën thirrje për marshim kombëtar
2013-08-16 10:02:25 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat e sigurisë së Egjiptit filluan të enjten në mbrëmje të shpërndajnë një grupim të ri të mbështetësve të presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi në Kajro, njoftoi televizioni shtetëror.

Rreth 3,000 mbështetës të Morsi u mblodhën jashtë Xhamisë Iman në Rrugën Makram eBid. Pamjet televizive treguan disa autoambulanca që transferonin kufomat nga Xhamia Iman në morgun aty pranë.

Aleanca Kombëtare për Mbështetjen e Legjitimitetit, një grupim politik pro-Morsi i përbërë nga 30 eksponentë islamikë i udhëhequr nga Vëllazëria Myslimane, u bëri thirrje egjiptianëve që të organizojnë një marshim mbarëkombëtar të quajtur "e premtja e zemërimit", për të protestuar kundër shtypjes së dhunshme të protestave.

Numri i të vdekurve nga dhuna ka arritur në pothuajse 600 në të gjithë vendin, që kur forcat e sigurisë filluan operacionin e tyre të shpërndarjes së protestuesve me dhunë në Kajro dhe Giza herët mërkurën. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China