PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Përleshjet në Egjipt, 421 viktima e mbi 3 mijë të plagosur
2013-08-15 18:53:48 xinhua Komenti juaj Printoni

Të paktën 421 njerëz janë vrarë dhe 3,572 të tjerë janë plagosur në mbarë Egjiptin si pasojë e përleshjeve ndërmjet mbështetësve të presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi dhe forcave të sigurisë, njoftoi të enjten agjencia e lajmeve "MENA".

Raportohet se numri i viktimave është rritur me afro 100 pas shifrave të raportuara të mërkurën nga Ministria e Shëndetësisë. Mbrëmjen e së mërkurës u raportuan të paktën 421 viktima dhe mbi 3,500 të plagosur nga përleshjet në mbarë vendin.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se kanë mbetur të vrarë edhe 43 policë.

Ndërkohë, Vëllazëria Myslimane pretendon se kanë mbetur të vrarë 2,000 protestues pro-Morsit nga përleshjet me forcat e sigurisë.

Forcat egjiptiane të sigurisë nisën të mërkurën një operacion evakuuimi në sheshin Rabaa al-Adawiya në Kajro si dhe në sheshin Nahda, në Giza. Mbështetësit e Morsit kanë qëndruar atje për afro 45 ditë.

Pas përleshjeve vdekjeprurëse, presidenca e përkohshme e Egjiptit shpalli të mërkurën gjendje të jashtëzakonshme në nivel kombëtar për një muaj.

Nga ana tjetër, zv.presidenti i përkohshëm i Egjiptit për Punë të Jashtme, Mohamed ElBaradei, dha dorëheqjen pas dhunës, duke thënë se nuk është më në gjendje të mbajë përgjegjësinë për gjakun e derdhur ose për vendimet me të cilat ai nuk pajtohet. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China