Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri dënoi të mërkurën dhunën dhe gjakderdhjen në Egjipt, duke e quajtur atë një "goditje serioze" ndaj përpjekjeve për pajtim kombëtar në vend.
Në një konferencë të përditshme shtypi, kreu i diplomacisë amerikane theksoi se ngjarjet e së mërkurës shkojnë përkundër aspiratave të egjiptianëve për paqe, gjithëpërfshirje dhe demokraci të mirëfilltë.
Uashingtoni ka vendosur të mos e cilësojë përmbysjen e Morsit si grusht shteti, duke vijuar dhënien e 1.3 miliard dollarëve ndihmë vjetore për ushtrinë egjiptiane. Megjithatë, ShBA-ja ka anuluar dërgimin e katër avionëve luftëtarakë F-16 në Egjipt, në shenjë pakënaqësie ndaj trajtimin të situatës nga ana e ushtrisë. (Artani)