Sunday  Apr 13th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Egjipt, 235 të vrarë nga përleshjet mes policisë e mbështetësve të Morsit
2013-08-15 10:00:03 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën 235 veta janë vrarë dhe mbi 2 000 të tjerë nga përleshjet në mbarë Egjiptin, pasi policia nisi të mërkurën në mëngjes shpërndarjen e mbështetësve të presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi në Kajro, tha për agjencinë e lajmeve "Xinhua" zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Egjiptit Mohamed Fatah-Allah. Ai shtoi se 43 nga të vdekurit janë policë. Por sipas Vëllazërisë Myslimane numri i të vrarëve i kalon 2000.

Ministri i Brendshëm Mohamed Ibrahim theksoi se "protestuesve iu dha mundësi e plotë për zgjidhje diplomatike, por pa dobi." Ndërkohë, kryeministri i përkohshëm egjiptian Hazem al-Beblawi i përgëzoi forcat e sigurisë për nivelin e lartë të "përmbajtjes" gjatë shpërndarjes së mbështetësve të Morsit. Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur të mërkurën do të zbatohet vetëm për një periudhë të shkurtër kohe dhe premtoi se qeveria do të mbrojë qytetarët dhe do të kthejë qetësinë në rrugë. (Artani)

 

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China