Të paktën një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën të martën në mbrëmje në Kajro gjatë përleshjeve mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit të rrëzuar Morsi, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Mohamed Fathallah.
Palët qëlluan njëra-tjetrën, ndërsa trafiku në zonën e protestave u paralizua. Më herët pati përleshje mes policisë dhe mbështetësve të Morsit, të cilët tentuan të hynin me forcë në godinat e disa ministrive.
Që nga rrëzimi nga pushteti i Morsit nga përleshjet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij kanë humbur jetën mbi 250 persona.
Ndërkohë në një zhvillim tjetër, 18 guvernatorë bënë betimin para udhëheqësve të përkohshëm të Egjiptit, gjashtë do të vijojnë të mbajnë postet e tyre, ndërsa krerët e prefekturave të Detit të Kuq dhe Minufiya-s pritet të emërohen së shpejti. (Ardi Pulaj)