PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Egjipt, shtyhet operacioni i shpërndarjes së demonstruesve
2013-08-13 10:27:48 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Brendshme e Egjiptit ka shtyrë aksionin për shpërndarjen e demonstruesve që mbështetin presidenti e rrëzuar Mohamed Morsi.

Sipas gazetës "Pyramid Daily", Ministria e Brendshme kishte vendosur shpërndarjen e demonstruesve në mëngjesin e së hënës. Por burime nga kjo ministri bënë të ditur se, për shkak që hollësitë e operacionit u zbuluan, numri i demonstruesve në dy pikat ku janë vendosur ata u shtua shumë, gjë që solli anulimin e këtij operacioni.

Ndërkohë, drejtësia egjiptiane shpalli se ndalimi i Morsit do të zgjatet për 15 ditë, për të zhvilluar hetime mbi akuzat kundër tij, një prej të cilave është ajo e spiunazhit për "Hamasin".

Vëllezëria Myslimane e Egjiptit e quajti këtë vendim të paarsyeshëm dhe u bëri thirrje mbështetësve të vet të vazhdojnë protestat derisa Morsi të rikthehet në postin e presidentit. (Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China