Gazeta franceze "Le Figaro" botoi në numrin e saj të së shtunës një artikull të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurimit Katerin Ashton. Baronesha Ashton shprehet në këtë artikull se të gjitha palët në Egjipt duhet të fillojnë një proces politik të hapur, duke shtuar se BE-ja është e vendosur ta ndihmojë këtë vend për rikthimin e paqes dhe të stabilitetit.
Zonja Ashton thekson në artikull se gjatë vizitës së saj në Egjipt, u takua me përfaqësues të të gjitha palëve dhe vuri re se mes tyre nuk ka besim. Ajo është e mendimit se tani këto palë duhet të krijojnë besimin nëpërmjet dialogut dhe të nisin një proces politik të hapur ndaj të gjithëve.
Shefja e diplomacisë europiane thekson se stabilizimi i gjendjes në Egjipt është shumë i rëndësishëm për zonën e Lindjes së Mesme dhe BE-në, prandaj kjo e fundit do të bëjë çmos për rikthimin e paqes në Egjipt dhe është e gatshme të dërgojë vëzhgues për të mbikyer zgjedhjet në Egjipt. (Fang Xiaoyu/Artani)