Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Katastrofave Natyrore dhe Ministria e Punëve Civile rriti në nivelin e katërt gjendjen e emergjencës për thatësirat në provincat Jiangxi dhe Hubei, mbrëmjen e së enjtes.
Sipas autoriteteve lokale, thatësira ka ndikuar në jetën e 11.53 milionë banorëve në këtë dy provinca, duke lënë pa ujë të pijshëm 2.9 milionë banorë.
Humbjet e drejtpërdrejta ekonomike kapën shifrën e 4.7 miliardë juanëve (760 milionë dollarë amerikanë), duke prekur rreth 1.15 milion hektarë tokë bujqësore, sipas Ministrisë së Punëve Civile. (Albana)