Presidenti i përkohshëm i Egjiptit Adli Mansour dënoi të martën komentet e kongresmenit amerikan John McCain mbi atë çka ndodhi në Egjipt, duke i konsideruar ato si ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Egjiptit.
Këshilltari i presidentit për medien Ahmed al-Mislimani citoi Mansour të ketë thënë se McCain ka paraqitur fakte jo reale dhe komentet e tij u refuzuan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve "MENA".
McCain tha se administratat e Morsit duhet kritikuar, duke shtuar se "rrethanat e rrëzimit të Morsi-t përbënin një grusht shteti. Ky nuk ishte një kalim pushteti nga kutitë e votimit," raportoi MENA.
Së bashku me senatorin Lindsey Graham, McCain mbërritën në Kajro të hënën për një takim dyditor me zyrtarë të lartë të Egjiptit si dhe me anëtarë të Vëllazërisë Myslimane. (Albana)